AKTUALITET /

8-vjeçari humbi këmbën pas aksidentit në autostradë, familja bën apel për ndihmë

Babai i vogëlushit ka treguar se djali i tij ka përpara një rrugë të gjatë rehabilitimi, me ndërhyrje të mëtejshme, terapi intensive dhe protezë, ndërsa familja nuk ka mundësi të përballojë kostot e trajtimit.

Shkruar nga Versus

8-vjeçari humbi këmbën pas aksidentit në autostradë,

Vogëlushi 8-vjeç Arenso Sadushi, është ndër 12 personat e plagosur në aksidentin e datës 30 qershor në autostradën Durrës-Tiranë, ku humbi jetën shoferi i autobusit të linjës Berat-Tiranë.

Familja e Arensos, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Universitar të Traumës, ka bërë apel për ndihmë pasi vogëlushi ka pësuar dëmtime tepër të rënda.

Sipas familjarëve, mjekët janë detyruar t'i amputojnë njërën këmbë për t'i shpëtuar jetën. Babai i vogëlushit ka kontaktuar JOQ, ku ka treguar se djali i tij ka përpara një rrugë të gjatë rehabilitimi, me ndërhyrje të mëtejshme, terapi intensive dhe protezë, ndërsa familja nuk ka mundësi të përballojë kostot e trajtimit.

"Çdo kontribut, sado i vogël, është një shpresë për djalin tonë dhe një hap më pranë ëndrrës së tij për të ecur përsëri. Edhe nëse nuk keni mundësi të dhuroni, ju lutemi shpërndajeni këtë apel që të arrijë te sa më shumë njerëz", shprehet babai i 8-vjeçarit në mesazhin e dërguar në media.

Për të mbështetur trajtimin e Arensos është hapur edhe një fushatë në GoFundMe, ku familjarët shpjegojnë se fondet do të përdoren për shpenzimet mjekësore, rehabilitimin, protezën dhe çdo trajtim që do t'i nevojitet vogëlushit në muajt në vijim.

Nr. kontakti i babait të vogëlushit, Veli Sadushi: +355 68 429 3683./Versus.al

Poll