AKTUALITET /

Mbahet protesta e 36-të qytetare kundër qeverisë, mijëra protestues mblidhen para Kryeministrisë

Organizatorët kanë bërë të qartë se sheshet nuk do të braktisen dhe askush nuk do të tërhiqet pas deri në përmbushjen e plotë të këtij qëllimi

Shkruar nga Versus

Mbahet protesta e 36-të qytetare kundër qeverisë, mijëra

Ka nisur protesta e 36-të qytetare në Tiranë, ku mijëra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë.

Pas lirimit gjatë ditës së sotme të 19 protestuesve të arrestuar nga policia, organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë.

Organizatorët kanë bërë të qartë se sheshet nuk do të braktisen dhe askush nuk do të tërhiqet pas deri në përmbushjen e plotë të këtij qëllimi.

Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje të pandalshme mbetet vetëm një; rrëzimi i Edi Ramës.

Përmes mesazhit të prerë dhe të qartë “Ju erdhi fundi”, qytetarët janë ftuar të marrin pjesë masivisht në këtë përballje radhazi për të treguar se legjitimitetit të kësaj qeverie i ka ardhur fundi./Versus.al

Poll