
Në 5 qarqe të vendit, situata me zjarret paraqitet kritike. Në njoftimin e saj, ministria e Mbrojtjes thotë se 5 vatra zjarri janë aktualisht aktive dhe në kontroll nga 16 të tilla në Hajdaraj-Synej në Kavajë, Drizë-Peshtan në Fier, Tale në Lezhë, Ulën në Elbasan dhe Divjakë.
Në terren u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, dy helikopterë, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy mjete zjarrfikëse të FA-së.
Ministria e Mbrojtjes njofton se në aksion morën pjesë gjithashtu forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore.
Gjatë ditës së sotme, u raportua për situatë alarmante në Fier, ku 11 familje u evakuuan pasi zjarri u rrezikonte banesat në fshatin Drizë, ndërsa doli jashtë funksioni dhe stacioni kryesor i furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Fierit./Versus.al

