
Gazmend Oketa- ish-zv.kryeministër dhe ish-ministër i Mbrojtjes në kohën e qeverisë Berisha, është thirrur nga SPAK për të dëshmuar në seancën e sotme që mbahet sot lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv, Partizani.
Seanca nis në orën 10:00 dhe përpos tij do të dëshmojnë edhe Elvira Lame, Paro Laçi dhe Isa Tare.
Në seancën e kaluar dëshmoi edhe ish-ministri i Sportit, Ylli Pango i cili tha se kishte qenë kundër ndryshimit të destinacionit të ambienteve të ish-klubit Partizani.
Mbi truallin e ish-kompleksit “Partizani”, u ndërutan 19 pallate banimi. Nën akuzë për këtë dosje është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv, pasi dyshohet se ka ndryshuar ligje dhe vendime qeverie për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarabër Malltezi, i cili është nën akuzë për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Versus.al

