
Kreu i PD, Sali Berisha teksa u paraqit në SPAK foli edhe lidhur me protestën madhështore të mbajtur më 4 korrik ku mori pjesë edhe diaspora shqiptare. Ai tha se qëndrimi i PD ka qenë për të mos ndërhyrë në protestën e thirrur nga vetë qytetarët shqiptarë.
“Qëndrimi ynë ka qenë i qartë që në fillim, asnjë ndërhyrje në punët e saj. Nuk është protestë e jona dhe e drejta dhe morali duhet të ishin të pamëshirë ndaj atyre që përpiqen t’jua manipulojnë atë protestë të rinjve shqiptarë. Bazuar në 6 kërkesat e tyre, PD mbështet me të gjitha mundësitë e saj protestën jashtë çdo simboli partiak, por thjesht në frymën qytetare”- tha Berisha.
Ndërsa u pyet sërish për thirrjet e shumta për largimin e tij së bashku me Ramën, Berisha përsëriti deklaratën e tij duke thënë se bëhet fjalë për ata që duan të luajnë rolin e opozitës së opozitës.
“Janë disa klithma përpjekje të opozitës së opozitës, vegël e mirëfilltë e qeverisë e cila mendon se nuk mund të rritet si opozitë me praninë e Sali Berishës për faktin e vetëm se janë “fake opozitë”. Ndaj shfrytëzojnë këtë protestë për një slogan apo parullë të tillë. Kjo nuk e pengon Sali Berishën dhe PD për të mbështetur fuqimisht protestën. Është një veprim guerril i atyre që operojnë për llogari të Edi Ramës në këtë rast konkret”- shtoi kryedemokrati. Versus.al

