AKTUALITET /

Ish-zv.kryeministri Oketa dëshmon për "Partizanin": Çështja erdhi tek unë kur praktika ishte përfunduar

Shkruar nga Versus

Ish-zv.kryeministri Oketa dëshmon për "Partizanin":

Ish-zv.kryeministri Gazmend Oketa dëshmoi në GJKKO lidhur me aferën “Partizani”. Ai tha se asokohe kur ushtronte detyrën e ministrit të Mbrojtjes, nuk kishte tagër për të bllokuar privatizimin e ish-kompleksit sportive.

Ndërsa shtoi se praktika kishte shkuar në zyrën e tij kur proceduar tanimë ishin përmbyllur.

Pjesë nga dëshmia e Oketës në GJKKO:

Enkeleda Millonai: Nisur nga ligji për pronat e paluajtshme të shtetit. Në lidhje me këtë pronën që ishte në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jeni interesuar për ta administruar sipas përcaktimeve ligjore?

Gazmend Oketa: Kjo çështje është e paraqitur kur është prezantuar praktika për kthimin e pronave tek ish pronarët. Kur u paraqit tek zyra ime praktika ishte përmbyllur në gjithë institucionet dhe Ministria e Mbrojtjes nuk kushte ndonjë tagër ta bllokonte këtë proces.

Enkeleda Millonai: Kush e kishte në inventarizim këtë pronë?

Gazmend Oketa: Nëse futeni në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, kur kryeministër ishte Nano një VKM, sipas së cilës klubi Partizani lidhej jashtë inventarit të pronave dhe se urdhërohej për ta regjistruar. Por vijoi ende procedura për regjistrimin e pronës se ende s’ka përfunduar. Prona në kujtesën time kishte pretendime nga ushtarakë se nuk ishte regjistruar. Prandaj ka qenë VKM për të ndjekur procedurën për ta regjistruar dhe kthyer pronën tek ish pronarët. Klubi Partizani s’ka qenë prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes dhe as i imi.

Enkeleda Millonai: Keni autorizuar ndonjë ushtarak të ishte pjesë e komisionit të vlerësimit?

Gazmend Oketa: Nuk më kujtohet. Një zyrtar komunikon me shkresa zyrtare dhe ato janë aty. Nëse ka një praktikë të tillë që është nënshkruar nga unë i dal për zot. Por nuk më kujtohet të kem autorizuar ndonjë ushtarak të jetë pjesë e grupit të vlerësimit. Sigurisht Ministria e Mbrojtjes ka pasur 12 mijë vetë personel civil e ushtarak që në fillim. Unë kam deleguar kompetencat. Pasi në çdo pozicion mendoj se puna bëhet në kolektiv. Bëj pjesë tek ata politikanë që kanë deleguar kompetenca, që mendoja se ata persona duhej të ishin bashkëpunëtorë të ministrit.

Enkeleda Millonai: Keni urdhëruar komandën mbështetëse të përfaqësonte ministrinë?

Gazmend Oketa: Urdhri i tillë që ngarkonte këtë komandë dhe për këtë arsye kam firmosur urdhrin që kjo komandë të dorëzonte pronën tek pronarët e ligjshëm.

Poll