AKTUALITET /

Masakra mjedisore me lumin në Tropojë, qindra banorë në Nikaj-Mërtur protestojnë kundër projektit

Banorët thonë se nuk kanë patur asnjë lloj transparence nga ana e autoriteteve lidhur me projektin.

Shkruar nga Versus

Masakra mjedisore me lumin në Tropojë, qindra banorë në

Disa javë pas nisjes së punimeve në lumin e Mërturit për ndërtimin e 3 pritave malore që do të devijojnë rrjedhën e lumit, qindra banorë të zonës së krahinës së Nikaj-Mërturit protestuan kundër projektit.

Banorët thonë se nuk ka patur asnjë transparencë dhe se projekti u zbatua pa asnjë konsultim paraprak me ta dhe pa vendosur tabelë informuese mbi punimet.



Përgjatë 3 javëve, ekskavatorët kanë gërryer më shumë se 1 km të shtratit të lumit të Mërturit. Në protestën e mbajtur dje morën pjesë edhe ambientalistët e aktivistët të cilët thanë se ndërtimi i këtyre digave në rrjedhën e lumit rrezikon tjetërsimin dhe dëmtimin e pakthyeshëm të shtratit të tij.

Krahina e Nikaj-Mërturit gëzon statusin e Parkut Natyror Rajonal që prej vitit 2014, ndërsa si masë paraprake për të shmangur përplasjen me banorët, ekskavatorët u larguan nga zona ku u mbajt protesta. Versus.al

Poll