Live Updates /

Protesta e 33-të/ Mijëra qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Pas dhunës që policia ushtroi ndaj protestuesve paraditen e sotme, mijëra qytetarë u rikthyen sërish në mbrëmje në sheshin para Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Ata u mblodhën në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e sotme për të vijuar më pas me marshimin drejt kryeministrisë. Protestuesit në kor thërrasin 'Lironi çuat', referuar 8 të arrestuarve pas përplasjeve te Kuvendi. Një prej organizatorëve të protestës, tha sot se personat e arrestuar nga tensionet para Parlamentit, janë provokuar nga grupet kriminale që janë të implikuara brenda Policisë së Shtetit

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Pas dhunës që policia ushtroi ndaj protestuesve paraditen e sotme, mijëra qytetarë u rikthyen sërish në mbrëmje në sheshin para Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Ata u mblodhën në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e sotme për të vijuar më pas me marshimin drejt kryeministrisë. Protestuesit në kor thërrasin 'Lironi çuat', referuar 8 të arrestuarve pas përplasjeve te Kuvendi. Një prej organizatorëve të protestës, tha sot se personat e arrestuar nga tensionet para Parlamentit, janë provokuar nga grupet kriminale që janë të implikuara brenda Policisë së Shtetit

2 Postime
20 MINUTA ME PARE

“Nëse mbron popullin, do të mbahesh mend në histori me shkronja të arta”/ Krenar Ahmeti mesazh drejtorit të policisë

Protesta e 33-të/ Mijëra qytetarët mblidhen para

Ish-drejtori i policisë rrugore të Tiranës, Krenar Ahmeti, në fjalën e mbajtur sot në protestën para Kryeministrisë, i bëri thirrje drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, të mbrojë qytetarët nga dhuna.

Ahmeti tha se Hita ka një përgjegjësi të madhe si drejtues policie, për të siguruar që efektivët të veprojnë vetëm në përputhje me ligjin dhe të mos tejkalojnë kompetencat e tyre.

“Nëse më dëgjon drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duhet ta dijë se është një njeri që, në bazë të ligjit të këtij shteti, është ndër njerëzit me përgjegjësinë më të madhe në vend. Ai do të mbetet me shkronja të arta në historinë e Shqipërisë së re, nëse mbron popullin e tij”, u shpreh Ahmeti.

Ish-oficeri theksoi se Policia e Shtetit ka detyrimin të mbrojë qytetarët dhe jo të ushtrojë dhunë ndaj tyre.

“Jua them me kompetencën teknike të një ish-oficeri të lartë të Policisë, që e njeh mirë menaxhimin e turmave: t’i japë urdhër të gjithë zinxhirit komandues që, në mënyrë kategorike, të mos e tejkalojnë përdorimin e forcës, përveç rasteve kur është e domosdoshme sipas ligjit.

Punonjësit e Policisë janë vëllezërit tanë, kolegët tanë, shokët tanë. Ju lutem, më besoni, edhe unë jam një prej jush. Jo dhunës. Në mënyrë kategorike, jo dhunë. Ne kësaj klike dhe krimit të organizuar do t’ia hapim varrin me gjilpërë, por jo me dhunë”, deklaroi Ahmeti.Versus.al

1 ORE ME PARE

Gazetari denoncon dhunën e ushtruar nga policia: Njërit prej protestuesve iu thye hunda, protesta do të vazhdojë

Protesta e 33-të/ Mijëra qytetarët mblidhen para

Gazetari Klevin Muka denoncoi sot nga protesta para Kryeministrisë, dhunën e policisë ndaj protestuesve gjatë përplasjes tek Kuvendi, pak para nisjes së seancës plenare të paradites.

Muka tha se protesta e sotme tek Parlamenti  kishte për qëllim tu tregonte deputetëve që nuk na përfaqësojnë.

“Në protestën e ditës së sotme kishim lajmëruar qytetarët që të pajiseshin me vezë dhe miell, me qëllim që të bënin pis deputetët që nuk përfaqësojnë votuesit, por kryetarin”, tha gazetari Klevin Muka duke shtuar se një prej protestueve është dhunuar nga truprojat e Ulsi Manjës, në një prej kafeneve pranë Kuvendit.

"Njërit prej protestuesve dyshohet se i është thyer hunda. Në atë moment dukej se policia kriminale ishte bërë gati për dhunimin e qytetarëve",- tha Muka.

Ai tha se pas kësaj, protesta vijoi normalisht, me qytetarët e revoltuar.

"Kjo ndodhi deri sa qytetarët, të ulur para Parlamentit, filluan të dhunoheshin nga policia. Policia e Shtetit ndërhyri me dhunë, duke përdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjellës.

Kryeministrit Rama dhe shtetit kriminal i është sosur durimi. Ne do t'i themi që kjo protestë është gjëja më e bukur që i ka ndodhur këtij vendi dhe do të jemi këtu derisa ai të largohet në mënyrë paqësore, ashtu siç e kërkojnë qytetarët.

Nëse argumenti juaj është dhuna, argumenti ynë është qëndresa dhe rezistenca",- tha Muka.Versus.al

Poll