Live Updates /

"Bonusi juaj nga fitimet e rritjes së çmimit të naftës", Rama me pensionistët: Protestuesit, dështakë që fajësojnë qeverinë

*Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm disa pensionistë për të folur lidhur me ekonominë e vendit dhe situatën ku ndodhet Shqipëria pas protestave që zgjasin prej më shumë se 1 muaji. *Ai tha se bonusi prej 5 mijë lekësh që nis të shpërndahet nga sot është marrë nga fitimet shtesë të buxhetit gjatë rritjes së çmimit të naftës e benzinës. *Ndërsa nuk kurseu epitetet për protestuesit, Rama tha se arsyeja përse merret personalisht me ta është sepse njerëzit duhet të dinë se cilët persona qëndrojnë pas protestës. *Pensionistët morën fjalën dhe shprehën mbështetjen për Ramën duke u kërkuar protestuesve që të mos krijonin destabilitet në vend me frikën e përsëritjes së ’97-ës.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm disa pensionistë për të folur lidhur me ekonominë e vendit dhe situatën ku ndodhet Shqipëria pas protestave që zgjasin prej më shumë se 1 muaji. *Ai tha se bonusi prej 5 mijë lekësh që nis të shpërndahet nga sot është marrë nga fitimet shtesë të buxhetit gjatë rritjes së çmimit të naftës e benzinës. *Ndërsa nuk kurseu epitetet për protestuesit, Rama tha se arsyeja përse merret personalisht me ta është sepse njerëzit duhet të dinë se cilët persona qëndrojnë pas protestës. *Pensionistët morën fjalën dhe shprehën mbështetjen për Ramën duke u kërkuar protestuesve që të mos krijonin destabilitet në vend me frikën e përsëritjes së ’97-ës.

3 Postime
2 ORE ME PARE

Nxjerr protestuesit në rrjetet sociale, Rama: Njerëzit duhet të jenë të informuar se kush janë

"Bonusi juaj nga fitimet e rritjes së çmimit të

Përsa i takon reagimeve të tij të njëpasnjëshme lidhur me protestues të cilët i publikon së bashku me informacione rreth tyre, kryeministri Edi Rama tha para pensionistëve se duhet ta bëjë diçka të tillë në mënyrë që njerëzit të jenë të informuar se kush po proteston.

Pavarësisht se gazetarët u kërkojnë llogari socialistëve përse merren me qytetarët ndërkohë që kanë anëtarë të kabinetit dhe kryebashkiakë me dosje penale, Rama u shpreh sot se njerëzit duhet ta dinë se cili prej protestuesve është i financuar nga vende armike ose jo dashamirëse të Shqipërisë.

“Më thonë mos u merr ti. Po kush do merret? Njerëzit duhet të jenë të informuar duhet të dinë që e drejta e tyre për protestë është e paprekshme. Që çdo formë proteste janë të mirëseardhura sepse janë forma që ty që je në krye të bëjnë të mendosh, të sfidojnë dhe në një vend ku opozita e ka braktisur detyrën është e mirëseardhur një formë e toillë që e vë qeverinë në një mendime dhe presion që vjen nga poshtë. Por në protestë janë edhe ata të cilët njerëzit duhet ta dinë se kush janë. Duhet ta dinë kur dikush është i financuar nga aktorë që janë armiq ose jo dashamirës. Duhet ta dinë kur dikush që del në protestë dhe premton Shqipërinë e re e ka karrierën e vetë të karakterizuar me vepra penale duhet ta dijë kur dikush bën si i pavarur dhe ka dalë nga hundër e bufit të kënetës, duhet t’i dinë të gjitha njerëzit”- u shpreh kreu i qeverisë. Versus.al

2 ORE ME PARE

“Dështakët”, Rama nuk kursen protestuesit: Çmenduri që thonë se resortet janë për të pasurit

"Bonusi juaj nga fitimet e rritjes së çmimit të

Gjatë takimit me pensionistët, kryeministri Edi Rama nuk u përmbajt ndaj protestuesve duke thënë se është “çmenduri” që ka njerëz që kërkojnë të mos ndërtohen resorte luksi me pretendimin se janë vetëm për të pasurit.

“Të vijnë më pak njerëz dhe të lënë më shumë para këtu na duhet të kemi infrastruktura mikpritjeje të një niveli tjetër. Gjithëfarlloj sharlatanësh, delirantësh, dështakësh që janë sprovuar në skenën publike dhe kanë akumuluar një mllef shumë të madh se ju duket sikur dështimi i tyre është për fajin tonë, i hedhin popullit ide se këto rezortet e luksit janë vetëm pë rata që vijnë edhe shqiptarët janë jashtë sistemit. Kjo është çmenduri sepse ato janë fabrika që krijojnë lëvizje në ekonomi. Nuk janë sisteme të mbyllura që vijnë njerëzit futen e ikin dhe nuk i sheh njeri. Gjithë ekonomia rreth e rrotull vihet në lëvizje sepse ato “fabrika” kanë nevojë për fermerët rreth e rrotull, prodhimet vendase, sistemin e transportit rreth e rrotull, ata që peshkojnë”- tha Rama. Versus.al

2 ORE ME PARE

Rama mbledh pensionistët: Fitimet nga rritja e çmimit të naftës, i përdorëm për bonusin tuaj

"Bonusi juaj nga fitimet e rritjes së çmimit të

Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm pensionistët për të diskutuar lidhur me politikat e caktuara për ta dhe për situatën ku ndodhet vendi përsa i takon ekonomisë. Ai bëri me dije se bonusi prej 5 mijë lekësh që do të shpërndahet për ta është si pasojë e të ardhurave shtesë që qeveria ka fituar me rritjen e çmimit të naftës.

“Ka një komponent që nuk e kishim parashikuar në të ardhurat tona që ishte rritja e të ardhurave nga rritja e çmimit të naftës. U rrit çmimi i naftës dhe vetvetiu u rritën dhe të ardhurat nga taksat që janë brenda për buxhetin e shtetit. Të gjithë atë pjesë që erdhi nga rritja e çmimit për shkak të luftës, do ta marrin pensionistët. Edhe ata që u ankuan që u rrit çmimi të ndihen mirë sepse në këtë mënyrë kanë kontribuar që një pjesë e këtij bonusi të jetë edhe nga ata. Kush përdor makinë ndot, pensionistët nuk ndotin. Është gjëja më e natyrshme që një pjesë e këtij bonusi të jetë edhe nga ajo. Pra asnjë euro e shtuar ndaj buxhetit nga të ardhurat për çmimin e naftës nuk është mbajtur në buxhet, por pjesë e bonusit që do marrin pensionistët që nga sot”- tha Rama. Versus.al

 

Poll