
Ndërkohë që jashtë Kuvendit, protestuesit po përplaseshin me policinë dhe prej më shumë se një muaji protestojnë kundër klasës aktuale politike, deputeti socialist Ardit Bido, gjeti kohë të merret me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi duke i kërkuar llogari këtij të fundit përse nuk flet për Çamërinë.
Ndërsa pyetjes së Muçit përse socialistët kishin mbërritur 2 orë më herët nga frika e protestuesve, Bido iu përgjigj duke thënë se ai dhe të tjerët ishin mësuar të punonin dhe të nxirrnin paratë “me djersën e ballit”.
“Na thotë neve përse vijmë më herët në punë. Kështu jemi mësuar Redi muç. Jemi mësuar të vijmë në punë, të punojmë të nxjerrim lekët me djersën e ballit të mbajmë familjet tona dhe të mos vemi në zonat e mbrojtura që të kemi atje aksione dhe më pas të shkojmëtë protestojmë zona të tjera të mbrojtura ku nuk kemi aksione.
Kështu jemi mësuar të punojmë. Një pjesë e mirë e këtij grupi janë mësuar të punojnë. Ti nuk ke punuar ndonjëherë”- tha Bido ndërsa më tej vijoi me deklaratat e tij për çështje të cilat nuk janë aktuale dhe qeveria vetë nuk ka marrë asnjë veprim konkret për ta adresuar tek autoritetet greke: “Para një jave këtu kishte aktivitet për Çamërinë, ti nuk erdhe. Ke dalë këtu dhe je viktimizuar se ne të akuzonkemi këtu se tik e kombësi greke”. Versus.al

