MAGAZINË /

24 vite të vështira në martesë, rrëfehet Moza: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re pas divorcit

Shkruar nga Versus

24 vite të vështira në martesë, rrëfehet Moza: Vajzat

Fituesja e edicionit të tretë të Ferma VIP, Mimoza Ahmeti ka folur së fundmi për sakrificat e jetës dhe sfidat e martesës që zgjati mbi 20 vite. Fillimisht rrëfeu përjetimet e mëmësisë në një moshë kur nuk ishte ende e përgatitur.

“20 e ca vjet martesë, që kanë qenë shumë të vështira, për arsye të ekonomisë shumë të vështirë, pata vështirësi me familjen e tim shoqi sepse ishte pak më i ri, unë kisha disa vështirësi të tjera, edhe pse isha shkrimtare shumë e njohur, që doli në profesion të lirë 25 vjeç, më e reja në gjithë Lindjen, sepse Lindja e përdorte profesionin e lirë, që shumë shpejt ma hoqën nga xhelozia e burrave. Kjo jeta martesore, fëmijët erdhën njëri pas tjetrit. Fëmijë, që do ta pranoj hapur, nuk e kisha programuar që doja të bëhesha nënë aq shpejt. Unë isha tërësisht në lartësinë e krijimtarisë, të një shkolle që kisha studiuar në mënyrë intensive. Në të gjithë këtë panoramë, ekzistenca familjare, 2 fëmijë, fakti që duke patur fëmijë, je e impenjuar, bllokohesh prej tyre”, tha Moza.

Më pas tregoi se pas divorcit, vajzat e saj e kanë patur të vështirë ta pranonin dëshirën e poetes për të rifilluar një jetë të re.

“Martesa të sheh si një pronë të sajën, ku përfshihet partneri, fëmijët të shohin si pronën e nënës, burri të sheh si pronën e burrit. Je një objekt i neglizhuar. Fëmija do nënën në çdo çast. Nuk do të dijë cilat janë ndjenjat e tua erotike, po kënaqesh a s’po kënaqesh ti. Duhet t’a themi hapur, siç është. Me shumë vështirësi dhe vonë, fëmijët mezi e kanë pranuar pretendimin tim për të filluar një jetë nga fillimi. Është e pafajshme nga ana e tyre, sepse ata kanë parë nënën dhe atë duan të shohin deri në fund"- shtoi poetja gjatë pranisë së saj në emisionin “Que Vadis”. Versus.al

Poll