AKTUALITET /

"Çdo qytetar shqiptar po monitorohet", kreu i SPAK pyetet për patronazhistët! Braho: S'është kompetencë e jona

Shkruar nga Versus

"Çdo qytetar shqiptar po monitorohet", kreu i SPAK pyetet

Gjatë seancës dëgjimore në komisionin e Reformës Zgjedhore, deputetja e PD Albana Vokshi pyeti kreun e SPAK nëse ka getuar sistemin e patronazhimit, që sipas saj është ngritur nga PS për te vjedhur votën.

Braho iu përgjigj se kjo nuk ka vepër penale që të ndëshkojë penalisht patronazhimin dhe shtoi se edhe në rast të tillë, kjo gjë nuk është kompetencë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. 

Albana Vokshi: Vitet e fundit më rezulton se është fenomeni më negativ, para zgjedhjeve, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, fenomeni i patronazhimit. Në shkelje të kushtetutës, janë vjedhur, shpërdoruar, abuzuar të dhënat personale të çdo votuesi. Pyetja që kam unë është a keni bërë juve ndonjë hetim kryesisht në lidhje me këtë fenomen. Çdo qytetar shqiptar është i survejuar. Janë trume, shihen përballë çdo qendre votimi. Është krim elektoral. A keni bërë ju ndonjë hetim për këtë. A do hetoni sistemin e patronazhimit, a do hetoni AKSHI-n.

Klodian Braho: Në Kodin Penal, nuk ka një vepër penale që të ndëshkojë penalisht patronazhimin, dhe aq më tepër të jetë kompetencë e SPAK. SPAK ka dy vepra penale, korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje. Nëse një funksionar ka shpërdoruar detyrën, nëse një person ka nxjerrë të dhëna personale është vepër tjetër penale që nuk është kompetencë e SPAK, por e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Versus.al

Poll