AKTUALITET /

Dje kushëriri i Ervis Martinajt i shkoi me armë në shtëpi, anëtari i klanit Duka shoqërohet në Apelin e GJKKO

Shkruar nga Versus
Dje kushëriri i Ervis Martinajt i shkoi me armë në shtëpi,
Emiljano Nina, Ilir Selmani

Ilir Selmani, anëtari i klanit të vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka, është shoqëruar sot nën masa të rrepta sigurie drejt Apelit të Gjykatës së Posaçme. Selmani është i dënuar me 28 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, njërit prej njerëzve të biznesmenit të zhdukur, Ervis Martinaj.

Kushëriri i këtij të fundit, Emiljano Nina u kap dje nga policia pranë shtëpisë së Selmanit. Ende nuk dihen rrethanat dhe qëllimi i takimit të tyre. Por gjatë kontrollit të policisë, kushëririt të Martinajt iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri “pistoletë” të cilën e mbante në çantë.

Përgjimet e SkyEcc treguan sesi Martinaj ishte në armiqësi me Leonard Dukën për një borxh financiar mes tyre. Versus.al

Poll