AKTUALITET /

"Do e sulmonin kur të vizitonte vëllain", 2 vëllezërit Agolli vendosën kamera pranë burgut për të vëzhguar Syzon

Kamera ishte vendosur në një plep në rrugën e burgut të Drenovës.

Shkruar nga Versus
"Do e sulmonin kur të vizitonte vëllain", 2
Autori i plagosjes, Nikolla Agolli

Dy vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli në Pogradec, kishin vendosur  kamera sigurie në rrugën e burgut të Drenovës në mënyrë që të vëzhgonin Brian Syzon, 35 vjeçarin që u plagos ditë më parë me plumb në këmbë.

Plani i tyre ishte që ta kishin nën monitorim Syzon kur ky i fundit të shkonte të vizitonte vëllain e tij Adni Syzo i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës për plagosjen me armë të Nikolla Agollit në tetor të vitit 2025.

Deri më tani për plagosjen e Brian Syzos janë arrestuar Nikolla Agolli dhe bashkëpunëtori i tij David Prifti, ndërsa u shpall në kërkim vëllai tjetër Edison Agolli dhe M.B, 40 vjeç. Versus.al

Poll