Me një fjalor aspak të përshtatshëm, deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja shpërtheu ndaj deputetit demokrat Ivi Kaso.
Teksa fliste Manja u bezdis nga fjalët e Kasos dhe iu drejtua me fjalët “legen, qepe gojën” etj.
Ndërsa të tjerët bënë thirrje për ruajtjen e qetësisë Manja vijoi me reagimet impulsive ndaj Kasos. E gjithë kjo ndodhi teksa në komisionin e Reformës Zgjedhore po zhvillohej seancë dëgjimore me kreun e SPAK, Klodian Brahon.
Ky i fundit ngriti si problematikë zgjedhore blerjen e votave dhe presionin e administratës. Versus.al

