
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Düsseldorf të Gjermanisë ku zhvilloi njw takim me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst.
Por ashtu si disa ditë më parë gjatë vizitës në Berlin, dhjetëra shqiptarë të diasporës e pritën Ramën me protesta duke i kërkuar që të jepte dorëheqjen dhe të anulonte ligjin për ndërtimet në zonat e mbrojtura.
Ata i drejtuan thirrjet teksa makina ku ndodhej kryeministri u fut në parkim duke zgjedhur që të mos përballej me protestuesit. Versus.al

