AKTUALITET /

“S’kemi ujë e drita”, fermerët e Tërbufit protestojnë: Nuk po ushqehemi dot me këtë punë

Fermerët thanë se edhe banorët e tjerë të fshatit kishin të njëjtat probleme, por shtuan se nuk e dinë arsyen përse nuk reagojnë në protesta.

Shkruar nga Versus

“S’kemi ujë e drita”, fermerët e Tërbufit

Fermerët e fshatit Tërbuf në Lushnjë kanë dalë në protestë ditën e sotme duke renditur problematikat e tyre duke nisur që nga mungesa ujit dhe dritave deri tek pamundësia për të ardhura të qëndrueshme me punën që bëjnë.

“Po e marrim ujin nga 35 metra thellësi me gjenerator. Këtu ka qenë kanal uji, është mbyllur. Drita nuk kemi nëpër toka, shalqiri nën kosto. Këtu 10 vetë kanë dalë, po këtu është i gjithë fshati nuk e di nga tremben, nuk e di përse nuk dalin. Nuk na intereson politika, por nuk ushqehemi dot. Më mirë të punojmë në serat e Siçilisë apo tek ullinjtë e grekut sesa tokat tona. Pse janë më të mirë ullinjtë e grekut se toka jonë? Po ne nuk kemi ndihmë, me pak fjalë jemi të mbaruar”- tha njëri prej banorëve. Versus.al

 

Poll