AKTUALITET /

E paralajmëruan dje, sot protestuesit dorëzojnë në SPAK kallëzim ndaj Ramës për librin "Albanian Files"

Shkruar nga Versus

E paralajmëruan dje, sot protestuesit dorëzojnë në SPAK

Pas ditës së 31-të radhazi të protestave masive, qytetarët njoftuan se rreth orës 10:00 të ditës së mërkurë (sot) do të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Një prej aktivisteve deklaroi se do të dorëzohej një kallëzim ndaj kryeministrit Edi Rama në SPAK lidhur me librin “Albanian Files” ku janë të dokumentuara projektet për ndërtime të shumta resortesh nëpër zona të ndryshme të vendit.

Aktivistët mblodhën edhe firmat e qytetarëve për ta shoqëruar kallëzimin. Ndërsa dy ditë më parë kryeministri Edi Rama teksa foli për këtë libër voluminoz me projekte resortesh tha se nuk është ai autori, por vetëm ka shkruajtur parathënien e tij. Versus.al

Poll