POLITIKË /

“Dështakët”, Rama nuk kursen protestuesit: Çmenduri që thonë se resortet janë për të pasurit

Kreu i qeverisë tha se disa prej protestuesve janë njerëz të dështuar që mendojnë se fajin ua ka qeveria.

Shkruar nga Versus

“Dështakët”, Rama nuk kursen protestuesit: Çmenduri

Gjatë takimit me pensionistët, kryeministri Edi Rama nuk u përmbajt ndaj protestuesve duke thënë se është “çmenduri” që ka njerëz që kërkojnë të mos ndërtohen resorte luksi me pretendimin se janë vetëm për të pasurit.

“Të vijnë më pak njerëz dhe të lënë më shumë para këtu na duhet të kemi infrastruktura mikpritjeje të një niveli tjetër. Gjithëfarlloj sharlatanësh, delirantësh, dështakësh që janë sprovuar në skenën publike dhe kanë akumuluar një mllef shumë të madh se ju duket sikur dështimi i tyre është për fajin tonë, i hedhin popullit ide se këto rezortet e luksit janë vetëm pë rata që vijnë edhe shqiptarët janë jashtë sistemit. Kjo është çmenduri sepse ato janë fabrika që krijojnë lëvizje në ekonomi. Nuk janë sisteme të mbyllura që vijnë njerëzit futen e ikin dhe nuk i sheh njeri. Gjithë ekonomia rreth e rrotull vihet në lëvizje sepse ato “fabrika” kanë nevojë për fermerët rreth e rrotull, prodhimet vendase, sistemin e transportit rreth e rrotull, ata që peshkojnë”- tha Rama. Versus.al

Poll