POLITIKË /

Rama mbledh pensionistët: Fitimet nga rritja e çmimit të naftës, i përdorëm për bonusin tuaj

Shkruar nga Versus

Rama mbledh pensionistët: Fitimet nga rritja e çmimit të

Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm pensionistët për të diskutuar lidhur me politikat e caktuara për ta dhe për situatën ku ndodhet vendi përsa i takon ekonomisë. Ai bëri me dije se bonusi prej 5 mijë lekësh që do të shpërndahet për ta është si pasojë e të ardhurave shtesë që qeveria ka fituar me rritjen e çmimit të naftës.

“Ka një komponent që nuk e kishim parashikuar në të ardhurat tona që ishte rritja e të ardhurave nga rritja e çmimit të naftës. U rrit çmimi i naftës dhe vetvetiu u rritën dhe të ardhurat nga taksat që janë brenda për buxhetin e shtetit. Të gjithë atë pjesë që erdhi nga rritja e çmimit për shkak të luftës, do ta marrin pensionistët. Edhe ata që u ankuan që u rrit çmimi të ndihen mirë sepse në këtë mënyrë kanë kontribuar që një pjesë e këtij bonusi të jetë edhe nga ata. Kush përdor makinë ndot, pensionistët nuk ndotin. Është gjëja më e natyrshme që një pjesë e këtij bonusi të jetë edhe nga ajo. Pra asnjë euro e shtuar ndaj buxhetit nga të ardhurat për çmimin e naftës nuk është mbajtur në buxhet, por pjesë e bonusit që do marrin pensionistët që nga sot”- tha Rama. Versus.al

 

Poll