POLITIKË /

Nxjerr protestuesit në rrjetet sociale, Rama: Njerëzit duhet të jenë të informuar se kush janë

Shkruar nga Versus

Nxjerr protestuesit në rrjetet sociale, Rama: Njerëzit duhet të

Përsa i takon reagimeve të tij të njëpasnjëshme lidhur me protestues të cilët i publikon së bashku me informacione rreth tyre, kryeministri Edi Rama tha para pensionistëve se duhet ta bëjë diçka të tillë në mënyrë që njerëzit të jenë të informuar se kush po proteston.

Pavarësisht se gazetarët u kërkojnë llogari socialistëve përse merren me qytetarët ndërkohë që kanë anëtarë të kabinetit dhe kryebashkiakë me dosje penale, Rama u shpreh sot se njerëzit duhet ta dinë se cili prej protestuesve është i financuar nga vende armike ose jo dashamirëse të Shqipërisë.

“Më thonë mos u merr ti. Po kush do merret? Njerëzit duhet të jenë të informuar duhet të dinë që e drejta e tyre për protestë është e paprekshme. Që çdo formë proteste janë të mirëseardhura sepse janë forma që ty që je në krye të bëjnë të mendosh, të sfidojnë dhe në një vend ku opozita e ka braktisur detyrën është e mirëseardhur një formë e toillë që e vë qeverinë në një mendime dhe presion që vjen nga poshtë. Por në protestë janë edhe ata të cilët njerëzit duhet ta dinë se kush janë. Duhet ta dinë kur dikush është i financuar nga aktorë që janë armiq ose jo dashamirës. Duhet ta dinë kur dikush që del në protestë dhe premton Shqipërinë e re e ka karrierën e vetë të karakterizuar me vepra penale duhet ta dijë kur dikush bën si i pavarur dhe ka dalë nga hundër e bufit të kënetës, duhet t’i dinë të gjitha njerëzit”- u shpreh kreu i qeverisë. Versus.al

Poll