Live Updates /

“Do t’ju shesim prokurimet me IA që të luftoni korrupsionin”, Rama në Gjermani: Protesta, e ekzagjeruar nga algoritmi

*Kryeministri Edi Rama ishte sot në Gjermani ku mbajti fjalën e tij në punimet e Ruhr Summit në Gjermani ku u fol për inovacionin dhe teknologjinë. Ndërsa theksoi se Shqipëria tanimë ofronte 95% të shërbimeve të administratës në mënyrë digjitale, Rama foli edhe për planin që Prokurimet Publike të bëhen nga Inteligjenca Artificiale. *Ndërsa shtoi me ironi se pasi Shqipëria ta perfeksionojë këtë fushë, mund t’ja shesë Gjermanisë për të luftuar korrupsionin. *Në vijim foli për protestat që prej më shumë se një muaji kanë përfshirë vendin. Ndryshe nga sa është shprehur në rrjetet e tij sociale, Rama tha se është duke i dëgjuar protestuesit në mënyrë që qeveria të mësojë nga gabimet. Por i qëndroi deklaratës së tij se protesta ishte ekzagjeruar falë algoritmit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
1 ORE ME PARE

“Po i dëgjoj protestuesit, nuk i numëroj”, Rama në Gjermani: Protesta u ndikua nga algoritmi

“Do t’ju shesim prokurimet me IA që të luftoni

Nga fjala që duhej të mbante lidhur me inovacionin, kryeministri Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në një konferencë në Gjermani u përqendrua plotësisht tek “algoritmi” dhe tek protesta e muajit të fundit në Shqipëri ku qindra mijëra protestues kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Pavarësisht se tha se po i dëgjonte protestuesit dhe se nuk kishte ndenjur duke gjykuar nga numrat, Rama vijoi më tej duke thënë se gjithçka ishte një ekzagjerim i algoritmit në rrjetet sociale.

“Shumë prej jush mund të keni dëgjuar për atë çfarë u njoh ndërkombëtarisht si “Revolucioni i Flamingove”. Si kryeministër e konsideroj këtë protestë një mesazh të rëndësishëm për mua dhe qeverinë time. Po dëgjoj dhe po përpiqem të kuptoj këtë mesazh me shumë kujdes. Jo duke numëruar njerëzit në rrugë dhe jo duke matur hashtaget, por duke u përpjekur të kuptoj shqetësimet që i sollën njerëzit deri aty. Qeveria që resht së dëgjuari, resht së qeverisuri.

Ka pjesë të transformimit demokratik të Shqipërisë sepse kemi jetuar në një kohë tjetër kur protestat nuk lejoheshin, marrëveshja ishte e detyrueshme. Erdhëm në një periudhë kur protestat janë bërë të rrezikshme. Në të njëjtin bulevard ku po protestojnë flamingot, ka patur njerëz që janë vrarë. Pas gjithë kësaj të mire, erdhi e keqja, modeli i biznesit. Protesta hyri në makinerinë e amplifikimit algoritmik. U shndërrua në arenën e aktorëve dashakeqë, çdo nuancë u zhduk, konteksti u zhduk, kompleksiteti u zhduk. Protesta online nuk po përshkruante protestën. Miliona njerëz që nuk kishin vënë as këmbën në Shqipëri interpretuan algoritmin. Realiteti digjital u bë më ndikues sesa fizik”- tha Rama. Versus.al

2 ORE ME PARE

Rama për prokurimet me IA: Do ia shesim Gjermanisë për ta ndihmuar të luftojë korrupsionin

“Do t’ju shesim prokurimet me IA që të luftoni

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në punimet e Ruhr Summit në Gjermani, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në Evropë kushtuar inovacionit dhe teknologjisë.

Teksa foli për digjitalizimin e shërbimeve publike, Rama përsëriti sërish faktin se do të prokurimet publike të tenderave do të bëhen nga Inteligjenca Artificiale ose ministrja virtuale “Diella”. Në këtë kontekst ironizoi gjermanët duke thënë se mbase Shqipëria mund të kontribuonte që Gjermania të luftonte korrupsionin.

“Pas 35 vitesh që na Gjermania na gozhdon që duhet të luftojmë korrupsionin, do të ishte fantastike nëse do të kontribuonim që gjermanët të luftonin korrupsionin e tyre:”- tha Rama ndërsa në vijim shpjegoi sesi synon të arrijë prokurimi me IA: “Një sistem prokurorimi i Inteligjencës Artificiale që ndihmon në çdo fazë të blerjes publike. Nuk do huyj në shmë detaje sepse më thanë se më duhet të flas shkurtimisht edhe pse nuk është ide e mirë të ftosh dikë nga Ballkani dhe t’i kërkosh të mbajë një fjalë të shkurtër.

Demokracia nuk mund t’i delegohet një algoritmi. Llogaria dhe përgjegjësia mbetet njerëzore. Ajo që bën IA është që u jep nënpunësve të ndershëm publikë më shumë informacion përpara se të vështrojnë gjykimin dhe i bën vendimet e pandershme shumë më të vështira për t’u fshehur. Algoritmi nuk është mençur, nuk ka ndërgjegjie, nuk ka instikt moral, por nuk ka kushërinj. Nuk mund të ftohet për darkë, nuk mund të marrë një telefonatë të fshehtë, nuk mund të bëjë sikur nuk sheh”. Versus.al

Poll