AKTUALITET /

Qeveria i jep "Osmanit" 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike! Pritet investim 100 mln dollarë

Në qershor të vitit të kaluar, aktori i mirënjohur u pa në Vlorë ku u prit edhe nga ish-kryebashkiaku Ermal Dredha i cili postoi asokohe edhe në rrjetet e tij sociale. Por mesa duket 'Osmani' nuk ka qenë vetëm për pushime.

Shkruar nga Versus

Qeveria i jep "Osmanit" 88.5 hektarë falas në Vlorë

Në qershor të vitit 2025, aktori i famshëm turk, Burak Ozçivit, i njohur nga publiku shqiptar në serialin “Osmani” vizitoi Vlorën, ku përveç takimeve me qytetarë që i kërkonin foto pati edhe takim me kryebashkiakun e asaj kohe, Ermal Dredhën.

Mirëpo mesa duket vizita e “Osmanit” nuk paska qenë vetëm për pushime apo për të vlerësuar bukuritë natyrore të Vlorës.

Ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime të rëndësishme mes të cilave edhe transferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetërore në Vlorë në dispozicion të kompanisë “RAMS Albania”, e cila do të ndërtojë aty një zonë të lirë ekonomike.

Qeveria i jep "Osmanit" 88.5 hektarë falas në Vlorë

Kjo kompani rezulton në pronësi turkut Mehmet Faruk Burbul, pronar i korporatës “Rams Global” e cila e ka selinë në Kazakistan. Sipas këtij vendimi, toka shtetërore do të vihet në dispozicion për zhvillimin e investimit strategjik “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”.

Lidhja e RAMS Global me aktorin

Burak Ozçivit që prej muajit mars të vitit 2025 është imazh dhe partner i RAMS Global. Vetë kompania e njoftoi një lajm të tillë teksa zyrtarizuan bashkëpunimin për një projekt në Irakun e Veriut dhe Kazakistan.

Qeveria i jep "Osmanit" 88.5 hektarë falas në Vlorë

Në qershor të vitit të kaluar, aktori i mirënjohur u pa në Vlorë ku u prit edhe nga ish-kryebashkiaku Ermal Dredha i cili postoi asokohe edhe në rrjetet e tij sociale.

Qeveria i jep "Osmanit" 88.5 hektarë falas në Vlorë

"Deri sot, nuk kisha parë kaq shumë njerëz në Vlorë, të prisnin në radhë, për të bërë një fotografi me Burak Özçivit. Kënaqësi ta prisja sot në zyrë, bashkë me stafin e bashkisë, dhe të kalonim kohë në Vlorën që i la mbresa të shkëlqyera! Na bënë bashkë projektet që kanë qëllim promovomin e Vlores si destinacion turistik dhe jo vetëm”, shkruante Dredha krah fotove të publikuara.

Qeveria i jep "Osmanit" 88.5 hektarë falas në Vlorë

Rams Albania si investitor strategjik

Më 11 shkurt të këtij viti, kompania “Rams Albania” mori statusin e investitorit strategjik me propozim nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve. Dokumenti i miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike e cilëson projektin “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone” totalisht në përputhje me kriteret e përcaktuara nga qeveria për shpalljen e investitorëve strategjikë. Projekti parashikon një investim prej rreth 100 milionë dollarësh dhe krijimin e deri në 10 mijë vendeve të reja pune, duke e pozicionuar si një ndër ndërhyrjet më të mëdha në fushën e industrisë dhe inovacionit në Shqipëri. Versus.al

Poll