
22 vite pas çlirimit të Gjirit të Kakomesë në Himarë, banorët e kësaj zone kanë vendosur që të ndërhyjnë për të shtruar me zhavorr rrugët në mënyrë që jenë më të aksesueshme për vendasit dhe turistët.
Me punë vullnetare, ata kanë shtruar me zhavorr disa prej segmenteve më problematike të rrugës që të çon drejt plazhit, duke lehtësuar kalimin e automjeteve të vogla.
Banorët të cilët kanë vendosur edhe një tabelë “Autoktonët e Kakomesë” deklarojnë se plazhi i Kakomesë është shpallur prej tyre plazh publik dhe pa pagesë, duke ftuar të gjithë qytetarët ta frekuentojnë lirshëm.
Perla e jugut mbahej e bllokuar që prej vitit 2004 pasi kompania “Riviera Kakome” kishte marrë me qira për 99 vite plot 18.5 hektarë tokë për të ndërtuar një resort që mbeti vetëm në letër. Pas protestave të qytetarëve, u hoq edhe porta që mbante të bllokuar një bukuri natyrore e cila prej 22 vitesh nuk vizitohej nga banorët vendas apo turistët. Versus.al

