
Kompania “Gjikuria” është gjobitur për herë të dytë brenda një muaji nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Arsyeja është operimi për trajtimin e ujërave të ndotura pa lejen mjedisore të tipit B.
IKMT njofton se nga inspektimi i kryer në impiantin e trajtimit të ujëravce të ndotura të subjektit “Gjikuria”, u konstatua se impianti i trajtimit të ujërave të ndotura operonte pa Leje Mjedisore të Tipit B.
Për këtë shkelje u vendos masë administrative me gjobë si dhe iu la detyrë subjektit të pajiset me Leje Mjedisore të Tipit B, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Më herët, më 29 maj ‘Gjikuria’ u ndëshkua me 1 milionë lekë gjobë për hedhjen e dhera dhe inerte në fshatin Dhërmi.
Në kuadër të garantimit të zbatimit të ligjshmërisë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kreu një inspektim në zonën e Palasës në subjektin Gjikuria.
Trupa inspektuese e Drejtorisë së Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave konstatoi se impianti i trajtimit të ujërave të ndotura operonte pa Leje Mjedisore të Tipit B.
Për këtë shkelje u vendos masë administrative me gjobë si dhe iu la detyrë subjektit të pajiset me Leje Mjedisore të Tipit B, në përputhje me legjislacionin në fuqi.Versus.al

