AKTUALITET /

"Ju keni qenë gjyqtar i zoti/ Kreu i SPAK i përgjigjet Gjin Gjonit: A do e konsideronit provë, nëse do ju thoja që janë paguar 600 mijë euro për zgjedhjet?

Klodian Braho theksoi se, edhe pse mund të ketë perceptime apo opinione në publik, prokuroria nuk mund të ndërmarrë veprime penale pa prova konkrete

Shkruar nga Versus

"Ju keni qenë gjyqtar i zoti/ Kreu i SPAK i përgjigjet Gjin

Gjatë raportimit në Komisionin për Reformën Zgjedhore, ku u diskutua veprimtaria e SPAK gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe rezultatet e task-forcës kundër korrupsionit elektoral, deputetët e opozitës kërkuan shpjegime për rastet e denoncuara që, sipas tyre, nuk kanë prodhuar rezultate konkrete.

Në përgjigje të kritikave, kreu i SPAK, Klodian Braho iu drejtua deputetit të PD Gjin Gjoni, ish-gjyqtar, me një shembull për të shpjeguar standardin ligjor të provave.

“Ju keni punuar vetë gjyqtar dhe mendoj se keni qenë gjyqtar i zoti. Nëse unë do të vija në seancën tuaj dhe të thosha që kam dëgjuar se janë paguar 600 mijë euro për zgjedhje në këtë qark, a do ta pranonit si provë për të akuzuar dikë?”, u shpreh kreu i SPAK.

Braho theksoi se, edhe pse mund të ketë perceptime apo opinione në publik, prokuroria nuk mund të ndërmarrë veprime penale pa prova konkrete.

“Sigurisht, flitet, mund të ketë perceptime, opinione, por vendimmarrja e prokurorisë duhet të bazohet aty ku ekzistojnë provat. Ne e kemi kuptuar që ka pritshmëri shumë të larta për SPAK, por hetimet nisin aty ku janë provat”, deklaroi ai.Versus.al

Poll