
Kukës- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orën 01:00 të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Bicaj ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një shtëpi.
Si pasojë e aksidentit, mbetën të plagosur shoferi dhe dy pasagjerët të cilët u transportuan për në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar. Tre të plagosurit fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për rrethanat e aksidentit. Pamjet tregojnë qartë se makina ka dalë nga rruga duke fluturuar në murin rrethues të banesës dhe më pas mbi çatinë e saj duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për familjen që jetonte aty. Versus.al

