
Vlorë- Një shpërthim i fortë me tritol ka tronditur lagjen “Pavarësia” rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Lënda plasëse ishte vendosur në një lokal ku pati dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e brendshme dhe të jashtme të biznesit. Nga vala e goditjes është dëmtuar edhe një automjet që ndodhej i parkuar pranë lokalit.
Policia po merret me këqyrjen e kamerave të sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Versus.al

