AKTUALITET /

FOTO/ Eurodeputetja gjermane nxjerr mesazhet e Erion Braçes me protestuesit: Shihni si kërcënon një deputet!

Paulus ka postuar disa foto në insta story, ku shihet gjuha vulgare që përdor deputeti në mesazhet e shkëmbyera me aktivistët ku i kërcënon se “do bëhen të njohur”, teksa përdor edhe shprehjet “ti dhe rraca jote”.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Eurodeputetja gjermane nxjerr mesazhet e Erion Braçes me

Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka denoncuar në rrjetet sociale, komunikimin me fjalor fyes të deputetit të PS Erion Braçe dhe aktivistëve.

Paulus ka postuar disa foto në insta story, ku shihet gjuha vulgare që përdor deputeti në mesazhet e shkëmbyera me aktivistët ku i kërcënon se “do bëhen të njohur”, teksa përdor edhe shprehjet “ti dhe rraca jote”.

Gjithashtu Braçe ka ofenduar aktivisten, duke i thënë “ordinere”.

Sipas eurodeputetes, një gjuhë e tillë është e papranueshme ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar apo shprehur mendimin.

Kjo nuk është hera e parë që deputeti replikon me qytetarët, duke përdorur ndaj tyre shpeshherë tone fyese.

Por ndryshe nga herët e tjera, tashmë denoncimi ka ardhur nga një eurodeputete, që i tregon Europës se si fyhen qytetarët në Shqipëri nga politikanët.Versus.al

FOTO/ Eurodeputetja gjermane nxjerr mesazhet e Erion Braçes me FOTO/ Eurodeputetja gjermane nxjerr mesazhet e Erion Braçes me  

Poll