
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot protestuesit, duke i quajtur ata dhunues dhe dështakëzemërakë të bulevardit.
Megjithëse nga pamjet e përcjella sot gjatë protestës së paradites tek Kuvendi, shihet se si protestuesit u morën zvarrë nga policia, vetëm se ata tentuan tu hedhin miell e vezë makinave të deputetëve që hynin në godinën e parlamentit.
Rama shkruan se përshkallëzimi i situatës drejt dhunës fizike, është një rrjedhojë e qëndrimeve të aktorëve politikë dhe mediatikë që ai i konsideron nxitës të tensioneve
Rama shkruan se përshkallëzimi i situatës drejt dhunës fizike, është një rrjedhojë e qëndrimeve të aktorëve politikë dhe mediatikë që ai i konsideron nxitës të tensioneve.
“Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre! Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit”, thuhet në mesazhin e Ramën në rrjetin social Twiter.Versus.al

