Live Updates /

5 orë revoltë totale para Kuvendit, lëndohen 7 policë, 18 protestues të shoqëruar! Rama: Protesta e bukur ia la vendin sherrit

*Mëngjesin e ditës së sotme deputetët socialistë shkuan në Kuvend 2 orë para nisjes së seancës plenare për të shmangur incidentet e mundshme me protestuesit që kishin njoftuar tubim mbrëmjen e djeshme. *Tensionet nisën brenda njërit prej lokaleve ku ndodheshin deputetët socialistë Manja dhe Kadeli ndaj të cilëve protestuesit kanë drejtuar thirrje duke i quajtur “hajdutë”. Gjatë përplasjes, njëri prej protestuesve u gjakos. *Përplasjet u zhvendosën para Kuvendit ku policia po tentonte të ndalonte protestuesit që tentonin të hynin në Kuvend. Gjatë përplasjeve pati edhe disa efektivë të plagosur. *Përt ë ndihmuar në largimin e socialistëve nga Kuvendit, policia nisi një sulm drejt protestuesve duke arrestuar disa prej tyre. Në total dyshohet se janë shoqëruar 18 protestues dhe janë lënduar 7 policë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Mëngjesin e ditës së sotme deputetët socialistë shkuan në Kuvend 2 orë para nisjes së seancës plenare për të shmangur incidentet e mundshme me protestuesit që kishin njoftuar tubim mbrëmjen e djeshme. *Tensionet nisën brenda njërit prej lokaleve ku ndodheshin deputetët socialistë Manja dhe Kadeli ndaj të cilëve protestuesit kanë drejtuar thirrje duke i quajtur “hajdutë”. Gjatë përplasjes, njëri prej protestuesve u gjakos. *Përplasjet u zhvendosën para Kuvendit ku policia po tentonte të ndalonte protestuesit që tentonin të hynin në Kuvend. Gjatë përplasjeve pati edhe disa efektivë të plagosur. *Përt ë ndihmuar në largimin e socialistëve nga Kuvendit, policia nisi një sulm drejt protestuesve duke arrestuar disa prej tyre. Në total dyshohet se janë shoqëruar 18 protestues dhe janë lënduar 7 policë.

13 Postime
2 ORE ME PARE

"Deputetë të krimit", protestuesja kap socialistët në qendër tregtare, truproja e shtyn me krah

5 orë revoltë totale para Kuvendit, lëndohen 7 policë, 18

Njëra prej qytetareve që po protestonte sot para Kuvendit ka filmuar momentin kur deputetët e Partisë Socialiste dalin nga një qendër tregtare për t’ju shmangur protestuesve që ishin mbledhur jashtë godinës ku miratohen ligjet.

Protestuesja, Arvina Lleshi u afrua drejt tyre duke bërtitur “deputetë të krimit’ dhe “deputetë të shitur”, por njëri prej truprojave e shtyu për ta larguar.

 

Më pas u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Versus.al

2 ORE ME PARE

“Shko mi injorante”, ministri i Kulturës, Gonxhja nuk përmbahet drejt protestueses: Ti çfarë je?

5 orë revoltë totale para Kuvendit, lëndohen 7 policë, 18

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja iu drejtua me arrogancë një prej protestueseve e cila po i kërkonte që të përballej me popullin. Duke e quajtur “injorante”, Gonxhja i kërkoi asaj që të mos fliste në emrin e popullit.

Duke refuzuar të përballej me protestuesit, ministri përdori dalje tjetër nga Kuvendi dhe u largua nën shoqërinë e truprojave të tij. Versus.al
 

2 ORE ME PARE

Dhunë nëpër rrugët e Tiranës, protestuesit vrapojnë, policia i ndjek me shkopinj gome

5 orë revoltë totale para Kuvendit, lëndohen 7 policë, 18

Protesta e nisur para Kuvendit është zhvendosur edhe nëpër rrugët e Tiranës ku efektivët janë sulur drejt protestuesve të cilët hodhën sende drejt automjeteve të tyre.

Gjatë aksionit të policisë, janë arrestuar disa persona të tjerë të cilët dyshohet se kanë hedhur sende kundrejt automjeteve të deputetëve e ministrave socialistë. Versus.al

3 ORE ME PARE

Rriten tensionet para Kuvendit, policia shpëndan protestuesit me ujë me presion! Pranga avokatit Goxhaj

5 orë revoltë totale para Kuvendit, lëndohen 7 policë, 18

Ka patur sërish rritje të tensioneve në dalje të Kuvendit ku protestuesit kanë goditur me vezë makinat e deputetëve dhe të ministrave të PS.

Policia është detyruar të përdorë ujë me presion për të shpërndarë protestuesit e grumbulluar.

Ndërkohë policia i vuri prangat edhe avokatit Altin Goxhaj. Versus.al

3 ORE ME PARE

“Mbeturina sociale”, Balla për protestuesit: Nuk e luan topi kontratën tonë me popullin shqiptar

5 orë revoltë totale para Kuvendit, lëndohen 7 policë, 18

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mbajti fjalën e tij jashtë Kuvendit për mediat ku foli lidhur me protestuesit të cilët i quajti “mbeturina sociale”. Ai tha se asgjë nuk e ndryshon dot kontratën që sipas tij PS ka me popullin. Ndërsa vijoi me pretendimet se këto protesta janë skenarë që ata i kishin pritur dhe po përgatiteshin nga vende të huaja.

“Për mua kjo është e disata herë..të lutem ju bëni pyetjen, unë kam të drejtë të përgjigjem. Sikurse ata kanë të drejtë të votojnë ne kemi të drejtë të bëjmë detyrën për të cilën na kanë votuar njerëzit. Janë 856.177 shqiptarë që kanë bërë këtë grup parlamentar. Është kontrat që nuk lëviz dhe nuk e luan as topi kontratën e PS me shqiptarët. Unë jam mësuar me këto. Në 13 vite të qeverisjes sonë nga Saliu tek Luli nga Luli tek Saliu pastaj këtu kanë hyrë edhe elemente t ëtjerë. Nuk zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale e politike mendojnë që parlamenti duhet të shpërndahet e nuk e di tjetër. Dua ta them qartë, sot edhe shqiptari më skeptik sa i përket pjesës që këtu është një skenar në dëm të Shqipërisë në këtë moment historik ndërsa Kuvendi duhet të votojë ligje që janë për anëtarësimin e vendit, ky skenar për ne nuk është surprizë. Është skenar që e kemi pritur, e kemi parë edhe në vend të tjerë”- tha Balla duke shtuar se në ditët në vijim qeveria do të dialogojë me protestuesit. Versus.al

 

3 ORE ME PARE

"Protesta e atdhetashurisë ia ka lënë vendin dhunës", Rama për tensionet tek Kuvendi: Dolën thonjtë!

5 orë revoltë totale para Kuvendit, lëndohen 7 policë, 18

Ndërsa në reagimet e mëparshme i akuzonte si të ndikuar nga Irani, Greqia apo dhe Serbia, kryeministri Edi Rama gjatë një postimi në rrjetin social “X” u shpreh ndryshe për protestën duke thënë se ‘protesta e atdhedashurisë’, ia ka lënë vendin dhunës dhe konfliktit.

Në shkrimin e publikuar në kuadër të komenteve për përplasjet mes protestuesve e policisë në Kuvend, pas mbi 1 muaji protesta paqësore pa rezultat, Rama thotë se tanimë po dalin në pah “thonjtë e politikës së dështimit”.

“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”- shkroi kreu i qeverisë. Versus.al

5 ORE ME PARE

2 orë më herët në Kuvend nga frika e protestuesve, Bido: Nxjerrim lekët me djersën e ballit, jemi mësuar të punojmë

5 orë revoltë totale para Kuvendit, lëndohen 7 policë, 18

Ndërkohë që jashtë Kuvendit, protestuesit po përplaseshin me policinë dhe prej më shumë se një muaji protestojnë kundër klasës aktuale politike, deputeti socialist Ardit Bido, gjeti kohë të merret me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi duke i kërkuar llogari këtij të fundit përse nuk flet për Çamërinë.

Ndërsa pyetjes së Muçit përse socialistët kishin mbërritur 2 orë më herët nga frika e protestuesve, Bido iu përgjigj duke thënë se ai dhe të tjerët ishin mësuar të punonin dhe të nxirrnin paratë “me djersën e ballit”.

“Na thotë neve përse vijmë më herët në punë. Kështu jemi mësuar Redi muç. Jemi mësuar të vijmë në punë, të punojmë të nxjerrim lekët me djersën e ballit të mbajmë familjet tona dhe të mos vemi në zonat e mbrojtura që të kemi atje aksione dhe më pas të shkojmëtë protestojmë zona të tjera të mbrojtura ku nuk kemi aksione.

Kështu jemi mësuar të punojmë. Një pjesë e mirë e këtij grupi janë mësuar të punojnë. Ti nuk ke punuar ndonjëherë”- tha Bido ndërsa më tej vijoi me deklaratat e tij për çështje të cilat nuk janë aktuale dhe qeveria vetë nuk ka marrë asnjë veprim konkret për ta adresuar tek autoritetet greke: “Para një jave këtu kishte aktivitet për Çamërinë, ti nuk erdhe. Ke dalë këtu dhe je viktimizuar se ne të akuzonkemi këtu se tik e kombësi greke”. Versus.al

 

5 ORE ME PARE

Spiropali jashtë Kuvendit: S’duhet të merremi me protestuesit, por me veten

5 orë revoltë totale para Kuvendit, lëndohen 7 policë, 18

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali foli për mediat jashtë Kuvendit ndërkohë që protestuesit përplaseshin me policinë. Ajo tha se duhet që qeveria të merret me veten dhe jo me protestuesit. Ndërsa shtoi se në Kuvend duhet të jetë një analizë për atë që po kërkojnë protestuesit dhe të ofrohet një zgjidhje konkrete.

“Nuk duhet të merremi me protestuesit, por me veten. Diskutimet vijnë nga të gjithë. E rëndësishme është që Kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit, shqetësimet, për të ofruar zgjidhje. Secila forcë politike duhet të bëjë analizën e vetes përpara se të bëjë analizën e kundërshtarit”- u shpreh deputetja. Versus.al

5 ORE ME PARE

Përplasje të ashpra në hyrje të Kuvendit, policia hedh spraj me piper ndaj protestuesve

5 orë revoltë totale para Kuvendit, lëndohen 7 policë, 18

Protesta e mëngjesit të sotëm u përfshi shpejt nga tensionet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë së shtetit. Ndërkohë që njëri prej qytetarëve tentoi të futej në Kuvend, policia ndërhyri për ta ndaluar.

Qindra protestues u përplasën me efektivët dhe hoqën një pjesë të gardhit metalik. Në këtë moment efektivët përdorën spraj me piper për t’i shpërndarë. Versus.al

 

6 ORE ME PARE

“Kjo është policia shqiptare”, efektivët hynë në lokal dhe kapën qytetarët para nisjes së protestës

5 orë revoltë totale para Kuvendit, lëndohen 7 policë, 18

Tensionet në protestën e sotme kanë nisur përpara se protestuesit të mblidheshin para Kuvendit. Një grup efektivësh policie u futën brenda lokalit përballë Kuvendit ku ndodheshin një grup protestuesish dhe nisi menjëherë arrestimet e dhunshme.

Protestuesit të kapur të papërgatitur filmuan pamjet e përplasjeve të cilët u publikuan më pas në rrjetet sociale. Versus.al

 

6 ORE ME PARE

“Diktaturë e sofistikuar”, protestuesit përplasen me policinë! Gj*koset njëri prej qytetarëve

5 orë revoltë totale para Kuvendit, lëndohen 7 policë, 18
Momenti kur policia shtrin njërin prej protestuesve

Ndërkohë që seanca plenare ende nuk ka nisur, jashtë Kuvendit ka patur përplasje mes protestuesve dhe policëve të cilët janë vënë në mbrojtje të deputetëve të PS dhe atyre të PD.

Sipas informacioneve, njëri prej protestuesve ka mbetur i lënduar dhe është gjakosur. Mes 6 personave të shoqëruar është edhe aktivisti Gent Progni.

“Kjo është diktaturë e sofistikuar. Qeveria po punon kundër shqiptarëve”- u shpreh njëri prej protestuesve i cili tha se për shkak të politikave të qeverisë, jetesa është bërë tepër e vështirë. Versus.al

6 ORE ME PARE

“Blindohet” Kuvendi, protestuesit hedhin miell ndaj Peleshit, thirrje dhe kundër PD! Shoqërohen 6 qytetarë

5 orë revoltë totale para Kuvendit, lëndohen 7 policë, 18

Qindra protestues mëngjesin e sotëm rrethuan godinën e Kuvendit të Shqipërisë ku disa deputetë të Partisë Socialiste kishin mbërritur rreth 2 orë para nisjes së seancës plenare në orën 10:00.

Protestuesit hodhën miell drejt makinës së kryeparlamentarit Niko Peleshi. Për këtë arsye u shoqëruan 6 prej protestuesve të cilët u dërguan në komisariate të ndryshme.

Ndërsa nuk kursyen as deputetët e Partisë Demokratike të cilëve iu drejtuan me fjalët “opozitë e shitur”.

Në Kuvend ndodhen forca të shumta policie dhe një makinë për hedhjen e ujit për të shpërndarë protestuesit në rast tensionesh. Versus.al

7 ORE ME PARE

Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare, qytetarët paralajmërojnë protestë

5 orë revoltë totale para Kuvendit, lëndohen 7 policë, 18

Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare në orën 10:00 ku në rend dite janë parashikuar një interpelancë me ministrin Blendi Gonxhja dhe votimi i tre projektligjeve.

Në protestën e 32-të të mbajtur ditën e djeshme para kryeministrisë, protestuesit bënë thirrje për protestë para Kuvendit për të rrethuar godinën dhe për të mos lejuar futjen e deputetëve.

Rendi i ditës:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 2.7.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.6.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

4. Seancë pyetje - përgjigje me Ministrin e Drejtësisë, z. Toni Gogu, kërkuar nga deputeti Klevis Balliu.

5. Projektrezolutë "Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025".

6. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., (OSHEE Group) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për "Projektin e nënstacionit të OSHEE-së Tiranë.

7. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012, "Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore".

8. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, "Për Shërbimin Informativ Kombëtar", të ndryshuar".

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. Versus.al

Poll