AKTUALITET /

VIDEO/ Gent Progni flet nga qelia e burgut: Ulsi Manja na shau nga robt e shpisë, bodigardi na qëlloi. Dhe policia na gjuajti nga pas

Nga dritarja e qelisë së paraburgimit ku po mbahen prej disa orësh, Progni tha se ata ishin të ulur në lokal, kur disa badigardë të Manjës i kanë goditur.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Gent Progni flet nga qelia e burgut: Ulsi Manja na shau nga robt e

Aktivisti dhe eksperti i IT, Gent Progni i cili u arrestua sot gjatë përplasjeve tek Kuvendi, ka denoncuar dhunën ndaj tij dhe protestuesve të tjerë, prej deputetit të PS Ulsi Manja dhe badigardëve që e shoqëronin.

Nga dritarja e qelisë së paraburgimit ku po mbahen prej disa orësh, Progni tha se ata ishin të ulur në lokal, kur disa badigardë të Manjës i kanë goditur.

“Kemi qenë ulur në lokal kur Ulsi Manja na ka sharë nga robt e shtëpisë. Badigardi i tij Saimir Koka i shoqërisë “VIP security” dhe pronari i saj, i kanë qëlluar në kokë pa pushim, ndërsa ne nuk kemi reaguar. Madje dhe kur isha me pranga më kanë qëlluar me shkelma nga pas”, tha Progni.

Ai tha se e akuzojnë për prishtje të pronës dhe qetësisë publike.  Në fund, Progni ka përsëritur thirrjen e njohur në protestë “Rama n’burg, Berisha n’burg”.Versus.al

 

Poll