AKTUALITET /

Olsian Çela drejt fundit të mandatit, KLP hap garën për Prokuror të Përgjithshëm

Kandidatët kanë 30 ditë kohë për të dorëzuar aplikimet.

Shkruar nga Versus
Olsian Çela drejt fundit të mandatit, KLP hap garën për
Olsian Çela

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm në kushtet kur mandati i Olsian Çelës mbaron së shpejti.

Kandidatët për postin e lartë kanë 30 ditë kohë për të dorëzuar dokumentet dhe aplikimet e tyre. Mandati i kryeprokurorit Olsian Çela përfundon në dhjetor 2026. Në njoftimin për mediat bëhet me dije se kandidaturat duhet te paraqiten pranë KLP.

Çela e mori detyrën si kryeprokuror i përgjithshëm në dhjetor të vitit 2019 duke pasuar Arta Markun. Versus.al

Poll