AKTUALITET /

Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm për procesin e vizave. Çfarë duhet të dini për ndëprerjen e shërbimeve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se duke filluar nga data 30 maj 2025, do të nisë përdorimin e një sistemi të ri 'online' për menaxhimin e proceseve të vizave.

Shkruar nga Versus

Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm për

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se duke filluar nga data 30 maj 2025, do të nisë përdorimin e një sistemi të ri 'online' për menaxhimin e proceseve të vizave.

Ky sistem i përmirësuar do t’u ofrojë aplikantëve një gamë të gjerë shërbimesh, përfshirë:
• Marrjen e informacionit të detajuar mbi vizat,
• Mundësinë për të kryer pagesën e tarifës së aplikimit,
• Planifikimin dhe ndryshimin e datave të intervistës,
• Si dhe shërbime për dorëzimin dhe tërheqjen e dokumenteve.

Për të mundësuar kalimin në sistemin e ri, Ambasada ka bërë të ditur se nga data 19 deri më 29 maj 2025, aplikantët nuk do të kenë mundësi të gjenerojnë fletëpagesa apo të ndryshojnë oraret e intervistave. Aplikantët këshillohen të planifikojnë me kujdes veprimet e tyre gjatë kësaj periudhe, për të shmangur vonesa apo probleme në procesin e aplikimit. 

Statusi i plotë:

Ambasada e ShBA në Tiranë do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave duke filluar nga data 30 maj 2025.
Përmes shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve. Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesa ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj.
Ju lutemi, vini re se të gjitha intervistat për viza joemigruese dhe emigruese që janë tashmë të planifikuara ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza. Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara. /Versus.al/

 

Tags:

shba

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: