AKTUALITET /

Ambasadori i BE: SPAK sinonim i suksesit! S’duhet lënë vetëm në luftën kundër zyrtarëve të korruptuar

Shkruar nga Versus
Ambasadori i BE: SPAK sinonim i suksesit! S’duhet lënë
Silvio Gonzato, ambasador i BE

Ambasadori i BE Silvio Gonzato ka qenë i pranishëm sot në eventin e organizuar në kuadër të 5 vjetorit të krijimit të SPAK. Gjatë fjalës së tij, Gonzato shprehu vlerësimin për punën e institucionit dhe për besimin që ka krijuar tek qytetarët.

Por theksoi se lufta ndaj pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë dhe korrupsionit e krimit të organizuar, nuk i duhet lënë vetëm SPAK.

“Nga aspekti organizativ SPAK ka krijuar një strukturë efikase. Nga aspekti operacional SPAK ka ofruar rezultate të mira në disa cështje të profilit të lartë, ka rikuperuar miliona euro të sekuestruara ndaj personave të akuzuar për korrupsion.

Vetëm për pak vite SPAK është sinonim i suksesit në Shqipëri. Kjo është njohur nga qytetarët shqiptarë. Megjithatë duhet të hedhim sytë edhe drejt së ardhmes dhe nuk duhet të flemë mbi dafina. Procesi i anëtarësimit në BE do të vazhdojë të jetë i bazuar në luftën e Shqipërisë ndaj korrupsionit.  SPAK nuk duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky përforcim do të sjellë edhe më shumë rritjen e besimit të publikut në luftën kundër korrupsionit”- tha Gonzato. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: