
Pas denoncimit nga media, policia vendore e Shkodrës ka arrestuar Elmira Bucin e cila dhunoi brutalisht vjehrrën e saj 83 vjeçare.
Sipas dëshmirë së të moshuarës nusja e ka goditur me bastunin me të cilin lëvizte.
''Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër”, njoftoi policia.
Po më e rënda është fshehja e ngjarjes nga djali i 82 vjeçares. Ylli Buci, 50 vjeç, pasi erdhi nga puna as nuk e dërgoi në spital nënën e tij dhe as nuk lajmëroi policinë për të denoncuar rastin por kritikoi nënë e tij pse kishte bërë fjalë me nusen.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë dhe fillimisht është denoncuar nga fqinjët e të moshuarës të cilët dhe e kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë.
Denoncimi:
Pershendetje si jeni, desha te bej nje denoncim anonim ju lutem, e moshuara ne foto (86vjece) esht dhunuar diten e djeshme nga nusja e djalit me shkopin e dores nderkoh qe ky i fundit e ka mbajt te moshuaren te mbyllur ne shtepi. Te moshuaren e gjeten komshinjt dhe esht derguar ne spital nderkoh i biri dhe nusja jan thirrur ne komisarjat. Ne jemi fshinj dhe e dim qe kjo nuk esht hera e par qe nusja e dhunon dhe i biri nuk ben ze, ju lutem bejeni publike dhe te denohen keta kriminela. Ngjarja ka ndodhur ne shkoder Elmira buci edhe i burri yll buci. Nusja asht prej trushi Mbiemri i vet esht elmira tula buci. Buci asht mbiemri i burrit. E moshuara quhet Nazmie Buci
Nazmie Buci e cila mori mjekim në spital dy ditë pasi u dhunua dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën jetonte prej afro 5 vitesh nga momenti kur djali i saj u martua me Elmira Bucin, e arrestuar nga policia e Shkodrës.
Efektivët vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të dhunës në familje./Versus.al







