
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qendër të Shkodër, pranë zonës së shatërvanit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë pas një konflikti mes të rinjsh.
Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë disa adoleshentë, të cilët dyshohet se janë të gjithë nën moshën 18 vjeç. Gjatë konfliktit janë përdorur mjete prerëse, duke lënë të plagosur dy prej tyre.
Të rinjtë janë transportuar menjëherë drejt spitalit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin e autorëve dhe shkaqeve që çuan në konflikt./Versus.al

