AKTUALITET /

Italianët e kërkonin për disa vepra penale, arrestohet 48 vjeçari në Shqipëri

Shkruar nga Versus

Italianët e kërkonin për disa vepra penale, arrestohet 48
Besim Nikolli, një 48 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale në shtetin italian, është arrestuar në Shqipëri. 

Gjykata e Apelit e Napolit në nëntor të vitit 2021, e ka dënuar me 13 vjet burgim për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Skllavërimi/Nënshtrimi”, të parashikuara nga legjislacioni penal italian.

Nga informacionet e autoriteteve italiane rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion shtetase të futura në mënyrë të paligjshme në Itali.

Gjithashtu, ai dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre, me qëllim maksimizimin e fitimeve nga shfrytëzimi për prostitucion dhe mbajtjen e tyre nën kontroll.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Poll