
Pas më shumë se 41 ditësh të shqiptarëve në protestë, ka ardhur së fundmi edhe reagimi i këngëtares me famë ndërkombëtare, Dua Lipa e cila gjatë një podkasti me shkritmaren Lea Ypi ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me sjelljen e qeverisë.
Ajo e konsideroi shqetësues faktin që qeveria ndryshon ligje përsa i takon zonave të mbrojtura pa patur më parë asnjë lloj konsultimi publik.
“Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur për Shqipërinë sot. Ajo çfarë më shqetëson është sesi qeveria mundet thjesht ta ndryshojë ligjin për të hequr mbrojtjen mjedisore pa asnjë lloj konsultimi publik.”-tha ajo mes të tjerash.
Përgjatë këtyre ditëve, mbështetësit e këngëtares e kanë kritikuar ashpër sa i takon mungesës së reagimit nga ana e saj lidhur me protestat që zhvillohen në Shqipëri. Versus.al

