MAGAZINË /

Remzie Osmani rrëfen historinë e pazakontë: Më ngatërruan në maternitet me një foshnjë tjetër

Shkruar nga Versus
Remzie Osmani rrëfen historinë e pazakontë: Më
Remzie Osmani

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, ka ndarë një nga episodet më të pazakonta të jetës së saj, duke zbuluar se pas lindjes ishte ngatërruar me një foshnjë tjetër në spital.

Sipas Osmanit, për tre ditë familjes së saj iu ishte paraqitur një foshnjë djalë, ndërsa nëna e saj këmbënguli se nuk ishte fëmija i saj dhe refuzoi ta pranonte. Falë këmbënguljes së saj, Remzia u rikthye pranë familjes së vërtetë.

Edhe nëna e këngëtares ka rrëfyer se pasi u shtrua në spital për shkak të problemeve shëndetësore pas lindjes, personeli i solli një foshnjë tjetër, por ajo e kuptoi menjëherë gabimin dhe kërkoi t'i kthenin vajzën e saj.

Poll