POLITIKË /

Komente negative për Kalanë e Rozafës, Rama: Po me Rozafën çfarë keni o patriota? Prokuroria të veprojë një orë e më parë!

Sipas tij, veprime të tilla nuk godasin vetëm bizneset private, por edhe pasurinë kulturore dhe interesin publik, duke rrezikuar të largojnë turistët e huaj nga vendi.

Shkruar nga Versus

Komente negative për Kalanë e Rozafës, Rama: Po me Rozafën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me valën e komenteve negative që po publikohen në platformën Google, duke e cilësuar atë një përpjekje për të dëmtuar imazhin e bizneseve dhe destinacioneve turistike në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndaloi veçanërisht te komentet e lëna për Kalanë e Rozafës në Shkodër, duke shprehur shqetësimin se sulme të tilla cenojnë turizmin dhe krijojnë një perceptim të rremë për vizitorët.

Sipas tij, veprime të tilla nuk godasin vetëm bizneset private, por edhe pasurinë kulturore dhe interesin publik, duke rrezikuar të largojnë turistët e huaj nga vendi.

Kryeministri i ka bërë thirrje Prokurorisë të ndërhyjë sa më shpejt për të hetuar autorët e këtyre veprimeve, të cilët i cilësoi si persona që dëmtojnë pronën publike dhe private, si edhe ushtrojnë shantazh ndaj qytetarëve dhe sipërmarrjeve.

Postimi i plotë:

PO ME KALANË E ROZAFËS çfarë keni o patriota apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzemë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin ëëë?!
Uroj që prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll