POLITIKË /

Komentet negative ndaj bizneseve, reagon Rama: "Sulm i padëgjuar", po hetohet skema kriminale e ngritur nga pengëmarrësit e protestës së "flamingove"

Rama tha se janë përdorur rreth 10 mijë llogari të hapura enkas për të goditur hotele, bujtina dhe restorante me komente dhe vlerësime negative.

Shkruar nga Versus

Komentet negative ndaj bizneseve, reagon Rama: "Sulm i

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas komenteve negative të publikuara ndaj bizneseve shqiptare në platformën Google, duke e cilësuar situatën si një “sulm të padëgjuar kriminal” ndaj sipërmarrjeve vendase.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e Google për të zbardhur atë që ai e konsideron një skemë të organizuar, përmes së cilës, sipas tij, janë përdorur rreth 10 mijë llogari të hapura enkas për të goditur hotele, bujtina dhe restorante me komente dhe vlerësime negative.

Sipas kryeministrit, ky veprim ka dëmtuar reputacionin e bizneseve, duke u ulur në mënyrë të qëllimshme vlerësimet pozitive të krijuara ndër vite nga klientët.

Në reagimin e tij, Rama akuzoi organizatorët e protestës së flamingove se qëndrojnë pas këtij aksioni, të cilin e cilësoi si "terror digjital" ndaj sipërmarrjes shqiptare.

Poll