
Ka përfunduar protesta e 42-të në kryeqytet, ku qytetarët përsëritën kërkesat e tyre ku më kryesorja dhe e panegociueshme mbetet dorëheqja e qeverisë.
Me mbylljen e fjalimeve, me pankarta dhe flamuj kuq e zi, protestuesit kanë nisur marshimin simbolik në rrugët e kryeqytetit.
Gjatë ecjes në rrugët e Tiranës nuk kanë munguar thirrjet që tashmë janë kthyer në sloganet kryesore të protestës. Në kor dëgjohen brohoritjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re”, “Ju erdhi fundi” dhe “Revolucion”, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë ndryshim politik dhe largimin e qeverisë.
Protesta ka hyrë në ditën e 42-të radhazi dhe, sipas organizatorëve, do të vazhdojë çdo mbrëmje deri në përmbushjen e kërkesave të tyre./Versus.al

