AKTUALITET /

Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë. Përplasen “kokë më kokë" 2 automjete, 5 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke bërë që të dy automjetet të shkatërrohen pothuajse tërësisht. Për nxjerrjen e të plagosurve nga mjetet është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Shkruar nga Versus

Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë. Përplasen

Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident i rëndë rrugor në aksin Peqin–Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Karinë, ku dy automjete janë përplasur ballë për ballë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur pesë persona, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke bërë që të dy automjetet të shkatërrohen pothuajse tërësisht. Për nxjerrjen e të plagosurve nga mjetet është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga njëri prej drejtuesve të automjeteve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Poll