
Një qytetar që mori fjalën mbrëmjen e sotme në protestën e 42-të, e cilësoi të papranueshme që qeveria të japë 4 mln euro për koncertin e Kanye Ëest ndërsa në spitale mungojnë gjeneratorët.
Sipas tij, edhe Turqia kishte ftuar Ëest-in, por kapaciteti jonë ekonomik është shumë më i vogël.
“Tek pediatria nuk kishte gjenerator dhe karburant. Për interesa personale të dikujt që nuk dua t’ia përmend emrin, 4 mln euro e kusur paguhen për të paraqitur Shqipërinë kështu.
Mjafton një shembull për të rrëzuar këtë propagandë të neveritshme. Turqia para disa vitesh ftoi këtë këngëtarin, por pagoi jo nga emergjencat por nga buxheti i vet 4 mln euro. Buxheti i Turqisë është 50 herë më i madh se ai i Shqipërisë”, tha ai.

