AKTUALITET /

Heroizëm në Velipojë! Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën një 67-vjeçari që pësoi atak kardiak në det

Sipas informacioneve, Bardhyl Xhahysa dyshohet se ka pësuar një atak kardiak teksa po lahej në det.

Shkruar nga Versus
Heroizëm në Velipojë! Vrojtuesi i plazhit i shpëton
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje me fund të lumtur është regjistruar këtë të diel në plazhin e Velipojës, ku një 67-vjeçar u shpëtua falë reagimit të shpejtë të vrojtuesit të plazhit.

Sipas informacioneve, Bardhyl Xhahysa dyshohet se ka pësuar një atak kardiak teksa po lahej në det.

Situata u vu re menjëherë nga vrojtuesi i plazhit, Besfort Gjoklaj, i cili ndërhyri pa humbur kohë dhe e nxori të moshuarin në breg.

67-vjeçari ndodhej pa puls dhe pa frymëmarrje, ndërsa vrojtuesi i dha menjëherë ndihmën e parë.

Pas disa minutash përpjekjesh dhe manovrave të reanimimit, ai arriti t’i nxirrte sasinë e madhe të ujit që kishte gëlltitur, duke bërë që i moshuari të rifitonte shenjat jetësore.

Më pas, 67-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Reagimi i shpejtë dhe profesional i vrojtuesit të plazhit rezultoi vendimtar, duke i shpëtuar jetën pushuesit./Versus.al

 

Poll