
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj të Beratit ku një 15 vjeçar ka humbur jetën teksa lahej në lumë. I mituri Fatjon Sadushi ishte me babain e tij në arë duke punuar kur vendosi të lahej në lumë për t’u freskuar.
Fatkeqësisht rrjedha e lumit ka qenë e fortë dhe e ka marrë disa metra poshtë. I ati hyri ta shpëtonte djalin, por fatkeqësisht e nxori në breg pa shenja jete.
Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes. Versus.al

