AKTUALITET /

PAMJE TË RËNDA/ / Sulm barbar te Syri i Kaltër, punonjësi goditet me gurë në kokë

Raportohet se fillimisht autori ka debatuar me punonjësin dhe më pas e ka goditur me grushte dhe gurë.

Shkruar nga Versus
PAMJE TË RËNDA/ / Sulm barbar te Syri i Kaltër, punonjësi
Pamje nga ngjarja

Një incident i rëndë është regjistruar në zonën turistike të Syrit të Kaltër, në Sarandë, ku një konflikt ka përfunduar me dhunë të ashpër ndaj një punonjësi që jepte me qira biçikleta elektrike.

Sipas informacioneve paraprake, një qytetar ka sulmuar fizikisht shtetasin me iniciale A.L., pas një debati të nisur për shkak të humbjes së kartës së biçikletës elektrike.

Raportohet se fillimisht autori ka debatuar me punonjësin dhe më pas e ka goditur me grushte dhe gurë.

Goditja më e fortë ishte drejtuar në kokë, por A.L. ka arritur të mbrohet duke vendosur duart përpara, duke marrë goditjen kryesore në gjymtyrët e sipërme.

Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar fraktura në të dyja duart, si edhe dëmtime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

I plagosuri është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa pritet të mësohet gjendja e tij shëndetësore./Versus.al

Kujdes, PAMJE TË RËNDA

Tags:

sarande

Poll