AKTUALITET /

Artan Lame 'rikthehet' në Kolonjë, një rrugë mban emrin e tij

Familjarët e Lames nuk i fshehën emocionet për këtë nderim. Nëna e tij, Diana, dhe bashkëshortja Mirela, me lotë në sy dhe krenari të pafund, deklaruan sepër ta, ky është një moment që ngërthen dhimbjen e humbjes, por edhe krenarinë për gjithçka Artani ka lënë pas.

Shkruar nga Versus

Artan Lame 'rikthehet' në Kolonjë, një rrugë mban

Historiani, koleksionisti dhe ish-drejtuesi i Kadastrës, Artan Lame, është nderuar sot në Ersekë, vendlindjen e tij shpirtërore. Këshilli Bashkiak i Kolonjës vendosi që një nga rrugët kryesore të qytetit të mbajë emrin e tij.

Artan Lame 'rikthehet' në Kolonjë, një rrugë mban

Familjarët e Lames nuk i fshehën emocionet për këtë nderim. Nëna e tij, Diana, dhe bashkëshortja Mirela, me lotë në sy dhe krenari të pafund, deklaruan sepër ta, ky është një moment që ngërthen dhimbjen e humbjes, por edhe krenarinë për gjithçka Artani ka lënë pas.

Bashkëshortja e tij, Mirela Lame, tha: “Ndihem po aq krenare sa do ndihej Tani për Ersekën e tij. Kur më njoftuan për vendimin, ishte sikur më hoqën gjysmën e dhimbjes. Është një nder i madh për mua.”

Ndërsa nëna e tij, Diana Lame, theksoi lidhjen e pandarë të të birit me Kolonjën: “Faleminderit bashkisë dhe gjithë kolonjarëve. Me emrin kolonjar ai flinte. Kishte një pasion të jashtëzakonshëm për këtë vend.”

Artan Lame 'rikthehet' në Kolonjë, një rrugë mban

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, u shpreh: “Tani ishte një nga kolonjarët më sharmantë dhe krenaria e Kolonjës. Fatkeqësisht na e mori koha shumë shpejt, por do të mbetet gjithmonë biri i këtij vendi. Është nder i madh që emri i tij do të jetë pjesë e qytetit tonë.”

 

Në ceremoninë e veçantë morën pjesë familjarë, miq dhe historianë, duke nderuar figurën e Artan Lames, i cili krenohej gjithmonë me fshatin e tij, Qytezë.

Poll