AKTUALITET /

Avokati Gjokutaj: Veliaj mashtroi në Këshillin bashkiak, kallëzimet anonime nuk mund të përdoren

Shkruar nga Versus

Avokati Gjokutaj: Veliaj mashtroi në Këshillin bashkiak,

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar pas deklaratës që mbajti Erion Veliaj në Këshillin Bashkiak, ku foli për prezencën e tij sot në SPAK dhe deklarimet që kishte bërë.

Veliaj tha se, ishte denonucar nga një person që nuk ekziston, por sipas avokatit Gjokutaj, kallëzimet anonime nuk mund të përdoren, ndërsa i bëri ftesë SPAK-ut që të informojë publikun.

‘Kryetari i Bashkisë Tiranë sapo deklaroi në Këshillin Bashkiak se prezenca e tij në SPAK për 5 orë kishte si shkak bërjen e një kallëzimi ndaj tij nga një shtetas me emrin Nesti Angoni person që nuk ekziston sipas Erjon Veliajt!

Objekti i kallëzimit nuk bëhet i ditur!

Ky është një mashtrim publik pasi bazuar edhe në nenin 283/3 të Kodit të Procedurës Penale kallëzimet anonime nuk mund të përdoren!

SPAK është i detyruar të informoje publikun në lidhje me këtë deklarim të rremë të “kolegut” të tyre!’, shkruan Genc Gjokutaj në reagimin e tij në Facebook.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: